Kosovë, mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 6 prill/ATSH/ Në Kosovë, shënohen 14 284 raste aktive me COVID-19, ndërsa ditët e fundit janë shtuar rastet e reja të infektimit gjë ka sjellë masa të reja shtrënguese për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.