Kaskada e Drinit/ Prurjet konstante 690 m3/s, prodhimi ditor rritet mbi 17 mijë MWh

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit janë konstante sa një ditë më parë në sasinë e 690 m3/s, ndërsa prodhimi ditor i energjisë është mbi 17 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 690 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.73 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 162.73 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.00 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7560 MWh, në Koman 7100 MWh dhe në Vaun e Dejës 2900 MWh. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.