GREQI – Rekord i ri shifrash COVID-19

ATHINË, 6 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 4 309 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 30 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithësej, vendi numëron 281 570 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

EODY njoftoi gjithashtu edhe 79 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të tyre në 8 532.

Aktualisht, ka 751 pacientë në ventilator në spitale.

Për më tepër, 526 pacientë Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.