FOKUS – Takim diplomatësh të nivelit të lartë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

VJENË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Diplomatë të nivelit të lartë do të takohen në Vjenë në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Qëllimi i konsultimeve është të hapë rrugën që SHBA të kthehen në marrëveshjen e 2015 dhe të motivojnë Iranin që ta respektojë atë përsëri.

Raundi i bisedimeve midis partnerëve të mbetur si Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania është dialogu i parë me Iranin që kur presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën në janar.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump, Biden dëshiron të ringjallë marrëveshjen.

Sipas informacionit nga Teherani, nuk do të ketë kontakte të drejtpërdrejta midis SHBA dhe Iranit në këtë fazë.

Marrëveshja konsiderohet një bllok i rëndësishëm ndërtimi për kontrollin e armëve, pasi synon të parandalojë Republikën Islamike nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Sidoqoftë, bashkëpunimi i premtuar ekonomik me Iranin në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor nuk u materializua kurrë për shkak të tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja Trump./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.