Ekonomi e Spahiu takim me banorët në Spitallë: Plan konkret për zhvillimin ekonomiko-turistik të Durrësit

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Mandati i tretë qeverisës do të ketë fokus të veçantë mbi zhvillimin e zonave me potencial të madh turistiko-ekonomik, veçanërisht në Durrës.

Kandidatet për deputete të PS në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu gjatë takimit me banorë të Spitallës, Durrës, u ndalën tek investimet që do të vijojnë në këtë zonë.

“Për këtë zonën tonë këtu, e dimë shumë mirë që Edi Rama ka një sërë projektesh. Ne jemi dëshmitarë për punën e madhe që ka nisur për ndërtimin e 1000 apartamenteve për ndërtimin e lagjes së re të Spitallës, ku do ndërtohen shkolla, qendra shëndetësore, për ta kthyer në një miniqytezë me të gjitha funksionet e saj”, tha Spahiu.

Ajo renditi investimet e bëra vitet e fundit në Spitallë dhe gjithë qarkun e  Durrësit.

Ekonomi tha se kandidimi i Ramës në qarkun e Durrësit tregon vëmendjen e veçantë të Kryeministrit për këtë qark, ku PS synon të marrë tetë mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.