COVID-19 – OBSH: Bilanci rrezik/përfitim peshon në favor të vaksinës AstraZeneca

GJENEVË, 6 prill /ATSH-AFP/ – Bilanci i rrezik/përfitimit vazhdon të peshojë kryesisht në favor të përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, tha sot një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sipas gjendjes aktuale të dijeve të disponueshme, bilanci rrezik/përfitim mbetet pozitiv”, këmbënguli  Rogerio Pinto de Sa Gaspar, drejtori i OBSH-së i ngarkuar për Rregullimin.

“Këto përfitime janë me të vërtetë shumë të rëndësishme në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë në mesin e popullatave që vaksinohen”, shtoi ai gjatë një konferencë shtypi të OBSH-së për Ditën Botërore të Shëndetit, duke vënë në dukje se ekspertët dhe media priren të përqendrohen” shumë vetëm te rreziqet.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që ekspertët e shëndetësisë u mblodhën këtë javë për të diskutuar një lidhje të mundshme midis kësaj vaksine dhe llojeve të caktuara të rralla të trombozës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.