BRUKSEL – FMN ngre parashikimin e rritjes në eurozonë

BRUKSEL, 6 prill /ATSH-AFP/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti me pak pikë përqindje parashikimin e rritjes 2021 për zonën e euros, në 4,4%, ndërsa Europa pritet të përfitojë nga efektet e planit stimulues të SHBA përballë pandemisë.

Parashikimi për zonën e euros është 0,2 pikë përqindje më i lartë se ai i botuar në janar.

Gjermania pritet të regjistrojë rritje prej 3,6% (+0,1 pikë krahasuar me janarin), Franca + 5,8% (+0,3 pikë), Italia + 4,2% (+1, 2 pikë) dhe Spanja + 6,4% (+0,5 pikë).

BM, që u largua nga tregu i brendshëm europian në fillim të Janarit, përfiton si SHBA-ja nga një përmirësim në perspektivat e saj falë një fushate vaksinimi shumë më shpejt se në Europën kontinentale.

PBB-ja britanike pritet të rritet me 5,3% këtë vit, sipas FMN, që e ngriti vlerësimin e saj me 0,8 pikë krahasuar me janarin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.