Biznesi rriti besimin në përmirësimin e ekonomisë në 3-mujorin e parë 2021

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Treguesi i besimit në ekonomi vijoi përmirësimin edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Mbështetur në vrojtimin e besimit dhe biznesit të konsumatorit, të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 10.3 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtë tremujor përmirësimi erdhi nga rritja e njëkohshme e besimit si për bizneset, ashtu edhe për konsumatorët.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë shënoi rritje të fortë gjatë tremujorit të parë, me 9.5 % duke u zhvendosur mbi mesataren historike për herë të parë, që pas goditjes negative të një viti më parë. Kjo i detyrohet kryesisht rritjes së balancës së prodhimit, me 20.3 % dhe rritjes së balancës së kontratave porositëse, me 11.8 %. Ecuri të përmirësuar shfaqën edhe balancat e tjera si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit u rrit me 8 % gjatë tremujorit të parë,

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve shënoi rritje gjatë tremujorit të parë, me 9.5 %. Ndërsa treguesi i besimit në sektorin e tregtisë u rrit me 5.4 %.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.