Basha në njësinë 3 në Tiranë: Amnisti për padrejtësitë ndaj biznesit të vogël dhe familjeve

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në njësinë 3, në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe biznese në këtë zonë, i shoqëruar dhe nga simpatizantë.

Gjatë ecjes, Basha është ndalur nga qytetarët dhe bizneset, të cilat i shprehën problematikat që i shqetësojnë. Një qytetar i tha Bashës se para 3 vjetësh i kanë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 120 milionë, kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lart, as përgjigje, as asgjë.

Basha tha se “do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë më 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin”.

Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.

“Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju”, tha Basha./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.