14 880 vaksinime antikovid vetëm sot/ Mbi 220 mijë që nga nisja e fushatës

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Më shumë se 220 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë.

Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se “prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 221 588 vaksinime”.

Vetëm ditën e sotme sot janë kryer 14 880 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve, i uniformave blu e nesër pritet të nisë dhe te farmacistët e rajonit të Tiranës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.