“100 ditë, 100 arritje”/ Përgjysmohet numri i vrasjeve në 7 vite, 52 nga 107 që ishin në 2013

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e parametrave të sigurisë publike mbeten prioritet i punës së qeverisë.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit”.

“Përgjigjja është 51.4 %. Në 7 vjet numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 gjatë vitit 2010”, tha Rama.

Po ashtu në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.