Përfitues nga Skema Kombëtare/ Emirjoni nga Divjaka, 50 % financim i kostos për zëvendësimin e plastmasit në serra


TIRANË, 5 prill /ATSH/ Bujqësia është kthyer në biznes fitimprurës dhe po thith gjthnjë e më shumë vëmendjen e fermerëve të rinj, që rrisin sipërfaqen e tokës së punuar, duke nxjerrë prej saj fryte të prodhimeve të freskëta bujqësore që përmbushin nevojat e tregut vendas, por edhe për eksport.

Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillmit Bujqësor dhe Rural solli në vëmendje se data 4 prill ishte Dita Ndëkombëtare e Karotave, e cila në vendin tonë prodhohet mjaft mirë në fushat e Divjakës.

Më konkretisht tha ajo, krahas shumë fermerëve të zonës është edhe Emirjoni një nga kultivuesit e karotave në Divjakë.

Gjatë një vizite në fermerën e tij, Krifca u njoh nga afër me ecurinë e prodhimit dhe nevojat që paraqet ky biznes për t’u zhvilluar më etj. Emirjoni tregon me pasion për punën e tij si fermer dhe u shpreh optimist për mbështetjen që ofron Skema Kombëtare për financimin 50 % të zëvendësimit të plastmasit në serra.

“Unë jam 35 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Jam optimist për të ardhmen dhe punën e sektorit. Kam 15 vite që jam angazhuar në këtë fushë dhe çdo vit mendoj për zgjerimin e sipërfaqeve”, – u shpreh Emirjoni.

Kryesisht në tokat e tij ai mbjell perime, mes të cilave edhe karotën.

“Së fundmi kam ndërtuar 8 dynymë serrë, të mbjella me lakrën e pranverës, të cilën e tregtoj në pikat e grumbullimit. Dëshiroj të vazhdoj investimin në bujqësi, falë edhe mbështetjes që kam marrë nga qeveria”, – tha ai.

Krifca tha se “AZHBR e ka mbështetur Emirjonin me Skemën Kombëtare me zëvendësimin e plastmasit në serra, aq i rëndësishëm për të mbrojtur bimën në ditët e vështira të motit, kur temperaturat janë të ulëta, për të ruajtur kështu prodhimin dhe cilësinë e tij”.

Në këtë vit në Skemën Kombëtare, sërish mbështesim zëvendësimin e plastmasit në serra, me masën 2. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.