Pandemia çoi në rritjen e anoreksisë dhe bulimisë

ROMË, 5 prill /ATSH/ – Muajt ​​e gjatë të distancimit shoqëror çuan në një rritje të anoreksisë, bulimisë dhe ngrënies së tepërt, sipas vanityfair.it.

Distancimi i zgjatur shoqëror jo vetëm që rrit ndjenjën e vetmisë, zhgënjimit dhe trishtimit të secilit prej nesh, por po kontribuon në përkeqësimin e çrregullimeve të të ngrënit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë njerëz – burra dhe gra – në humnerën e anoreksisë nervore, bulimisë dhe/ose qejfit për të ngrënë.

Mjafton të thuhet se në periudhën midis marsit 2020, debutimi zyrtar i bllokimit në Itali, dhe fundit të dhjetorit të po këtij viti, Qendra e Çrregullimeve të Ushqimit të Spitalit IRCCS ”San Raffaele Turro” dyfishoi vizitat për trajtimin e sjellje në të ngrënë.

Sipas sondazheve të kryera nga kjo qendër, 30% më shumë fëmijë kanë zhvilluar këtë lloj patologjie gjatë vitit të fundit.

Bllokimi ka përkeqësuar në mënyrë dramatike situatën tek ata që kanë pasur çrregullime të ngrënies para Covid-19, por edhe rastet e bulimisë dhe anoreksisë janë rritur gjithashtu në mesin e atyre që në kohët parapandemike, po e kontrollonin veten.

Të kalosh një kohë të gjatë në shtëpi, vetëm me veten tënde, shkakton ankthe, fobi dhe frikë, duke rezultuar në një humbje të kontrollit që, tek njerëzit me çrregullime të të ngrënit, shndërrohen në kufizime shumë të rrepta të ushqimit (në rast të anoreksisë) ose në raste të përsëritura të ndjekura nga të vjella (në rast të bulimisë).

Shtoji kësaj frikën, ose shpesh terrorin, nga shtimi i peshës, duke mos qenë në gjendje të bëni aktivitet fizik normal në palestër ose pishinë.

Përveç kësaj, nivelet shumë të larta të stresit të shkaktuara nga jeta e detyruar shtëpiake dhe urgjenca shëndetësore kanë çuar në një rritje të presionit psikologjik, duke sjellë brishtësi të mëtejshme për subjektet më të ndjeshme.

Dalja nga çrregullimet e të ngrënit është e mundur.

Por, si të merremi me një çrregullim të ngrënies dhe – mbi të gjitha – si ta menaxhoni atë në këtë fazë pandemike shumë delikate? Gjeni guximin për të kërkuar ndihmë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.