Mbërrin në Rinas partia e parë e 22 230 dozave Pfizer, që do të lëvrohen deri në 20 prill

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave ‘Pfizer’, që do të lëvrohen deri në 20 prill”.

“Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, tha Rama.

Më herët sot, Kryeministri Rama informoi se “sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës ‘Sputnik’ brenda 10 ditëve”.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh, ndërkohë që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” deri më sot është arritur shifra e 200 mijë vaksinimeve.

Qeveria synon realizimin e vaksinimit të popullatës brenda 14 muajsh nga nisja e procesit, ndërsa ka miratuar Aktin Normativ që lë të hapur kanalet e tjera të komunikimit për sigurimin e vaksinave antikovid.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.