Kështu ndodh kur kërkon të lindësh patjetër ditën e Pashkës!

KIEL (Gjermani), 5 prill /ATSH-DPA/ – Një 25-vjeçare lindi fëmijën e saj në një varkë shpëtimi në brigjet e Gjermanisë Veriore në orët e para të së dielës së Pashkëve.

Nëna e ardhshme do të merrej nga ishulli verior gjerman Sylt, në Havneby, në Danimarkë, me anijen ”Pidder Lueng” të Shërbimit Detar Gjerman të Kërkimit dhe Shpëtimit (DGzRS) dhe prej andej në spital në qytetin kufitar gjerman Flensburg me ambulancë.

”Por, djali i vogël, i quajtur Bosse, ishte i paduruar për të ardhur në këtë botë dhe u lind në det, menjëherë pas orës 02:00 GMT”, njoftoi DGzRS.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe po bëjmë të gjithë më të mirën tonë”, tha nëna.

Ambulanca që priste në port nuk ishte më e nevojshme.

Pas rreth një ore, nëna dhe fëmija ishin në gjendje të ktheheshin në qytetin e tyre.

”Edhe pse rojat bregdetare janë përgjithësisht të përgatitur për t’u marrë me emergjencat mjekësore, lindjet në bord janë të rralla”, thotë DGzRS.

Hera e fundit që ishte kjo çështje ishte gati 10 vjet më parë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.