Floriana Garo fton të rinjtë: Të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Floriana Garo, e kthyer nga Zvicra për të kontribuar për PD si zëdhënëse e fushatës, ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për rininë. Ajo i fton ata të mos ikin, por të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, me kryeministër Lulzim Bashën, bashkë me të cilin do të sjellim ndryshimin dhe do të bëjmë të mundur anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ka ardhur momenti që të vendosim për fatin e fëmijëve tanë! Që ata mos shohin shpresë vetëm rrugëve të Europës, por të ndërtojnë jetën e të ardhmen këtu në Shqipëri, pranë familjes e njerëzve të zemrës”, theksoi Floriana Garo në mesazh.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.