Balluku: Besimi i të rinjve te PS, motiv i fortë për të vazhduar në rrugën që kemi nisur

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Belinda Balluku u takua sot me të rinj, ku theksoi se besimi i tyre te PS si e vetmja forcë që mund të ndërtojë një të nesërme më të mirë për të gjithë, është një motiv i fortë për të vazhduar në rrugën që kemi nisur.

“Besimi i të rinjve te Partia Socialiste, si e vetmja forcë që mund të ndërtojë një të nesërme më të mirë për të gjithë, është një motiv i fortë për të vazhduar në rrugën që kemi nisur. Të gjithë së bashku do ja dalim”, tha Balluku.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.