138 mjekë dhe 131 infermierë polakë kanë humbur jetën nga Covid-19

VARSHAVË, 5 prill /ATSH-PAP/ – Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e 138 mjekëve dhe 131 infermierëve polakë, tregojnë të dhënat e Ministrisë polake të Shëndetësisë.

Nga fillimi i epidemisë, në pranverën e vitit 2020 deri më 29 mars 2021, 23 095 mjekë polakë, 59 012 infermierë, 5 833 mami, 2 903 farmacistë, 2 403 dentistë, 1 994 teknikë laboratorësh dhe 36 ndihmës mjekë u infektuan me Covid-19.

Përveç 138 mjekëve dhe 131 infermierëve, sëmundja ka vrarë 19 mami, 16 dentistë, 16 ndihmësinfermierë, 12 farmacistë dhe katër ndihmësmjekë.

Deri tani, koronavirusi ka infektuar 2 387 511 polakë nga të cilët 54 165 kanë vdekur./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.