Fotogaleri/ Fier, nuk ndalet vaksinimi masiv për gjyshet e gjyshërit dhe uniformat blu

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve dhe uniformave blu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot disa fotografi nga procesi i vaksinimit në Fier, ku së bashku me Kryeministrin Edi Rama panë nga afër ecurinë.

“Nuk ndalet vaksinimi masiv për gjyshet e gjyshërit dhe uniformat blu në  Fier, si kudo në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 185,497 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat 126,146 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.