Denaj: Investime për ta shndërruar Sarandën në destinacion të turizmit elitar

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Kandidatja e PS-së për qarkun e Vlorës, Anila Denaj u shpreh se në këto vite si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, ka parë se çfarë vizioni ka PS dhe Kryeministri Edi Rama për ta bërë Sarandën destinacion të turizmit elitar, për të ardhmen e Shqipërisë së një gjenerate të re 2030.

Gjatë një interviste televizive, Denaj tha se zona për të cilën ka marrë përgjegjësinë për të punuar, nga Saranda e deri në Konispol, ka ende shumë punë për të bërë. “Investimet që kemi nisur në infrastrukturë kanë ndryshuar pamjen kryesore të qytetit, po janë zonat e thella ku duhet të shtrijmë projektet e reja infrastrukturore”, – tha Denaj.

Gjithashtu vijoj ajo, në kantierin e ujit ka nisur puna për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, por ky investim synon të shtrihet edhe në zonat e thella.

Investimet zinxhir që po ndërmerren, plotësojnë të gjitha hallkat e një panorame të përgjithshme që i përgjegjen zhvillimit të turizmit në këtë zone dhe ofrojnë më shumë përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

“Ne kemi nisur reformën e Kadastrës që do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave. Strategjia e zhvillimit të kësaj qeverie i përfshin nevojat dhe sugjerimet e qytetarëve me impakt në zhvillimin e vendit”, – theksoj ajo.

Denaj shtoi se, me projektet e qeverisë Rama, ne do të shohim në Sarandë ndryshme në raport me zhvillimin. “Të jesh sot përfaqësues i një zone është nder, por edhe përgjegjësi për të çuar përpara angazhimin për ta çuara përpara këtë qytet”, – tha Denaj.

“Kryeministri i ka parashtruar projektet prioritare në Sarandë, ndër të clat është ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe unë si Ministre e Financave e kam filluar punën me dokumentet, për këtë investim të rëndësishëm. Gjithashtu fondet për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë janë alokuar 100 % dhe qeveria nis punën për ndërtimin e saj në mandatin e tretë”, u shpreh Denaj.

Ndërkohë, janë projektet e tjera nga ekonomia blu, apo investime në agroturizëm që do të sjellin një elitë të re turistike, së cilës do t’i ofrohen shërbime me standarde dhe qytet i rimodeluar me standarde infrastrukturore”, – tha Denaj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.