BERLIN – Gjermania klasifikon Holandën zonë me rrezik të lartë COVID-19

BERLIN, 4 prill /ATSH-AFP/ – Gjermania vendos Holandën në listën e zonave me rrezik të lartë për shkak të numrit të lartë të infektimeve COVID-19, njoftoi sot instituti Robert-Koch (RKI).

“Nga e marta në orën 00:00 (02:00 GMT), çdo udhëtar nga Holanda do të duhet të paraqesë një test negativ COVID-19 për të qenë në gjendje të hyjë në territorin gjerman”, tha instituti shëndetësor.

Gjithashtu, udhëtarët do të duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine prej dhjetë ditësh, me mundësinë e ndërprerjes së saj pas pesë ditësh nga paraqitja e një testi negativ.

Sidoqoftë, ka përjashtime për personat që udhëtojnë midis dy vendeve fqinje për arsye profesionale.

Gjermania, ku shqetësimi vazhdon të rritet përballë valës së tretë të epidemisë, ka klasifikuar tashmë Francën, Republikën Çeke dhe Poloninë si zona me rrezik të lartë COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.