TIRANË, 3 prill /ATSH – I. Vata- Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e djeshme është paraqitur për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh.
Zv.kryeministri Erion Braçe shprehet se me këtë veprim Basha e tregoi që është një mashtrues, pasi e provoi se ka qenë pa patentë në drejtimin e makinës.
“Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit. Sot paradite, Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën. Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij. Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në çdo rast”, shprehet Braçe, teksa poston edhe videon e mbrëmshme që u bë virale në rrjetet sociale ku duket Basha duke fjetur në makinën e tij.
