“Po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen”/ Balla: Shqipëria sot në të njëjtin nivel vaksinimi me Gjermaninë

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Shqipëria është në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë, Gjermaninë.

Balla shprehet se është nder dhe privilegji i jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, e ku po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen.

“Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë. Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!”, u shpreh Balla.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.