Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar/ Të moshuarit shprehin mirënjohje, Rama: Nderi i gjithi i yni

TIRANË, 2 prill/ATSH/ 100 mijë të moshuar janë vaksinuar deri tani në kuadër të programit masiv të vaksinimit kundër COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau një video ku të moshuarit shprehin mirënjohjen e tyre për kryerjen e vaksinës.
“Nderi është i gjithi i yni. Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet!”, tha Rama, ndërsa ndau videon.

“Shumë mirë edhe për rregullin, jemi të kënaqur”, u shpreh një i moshuar në video.

“Faleminderit shumë për ata që u kujdesën për ne!”, tha një tjetër.

“Shumë i kënaqur!”, u shpreh një i moshuar.

“Bravo ju qoftë, ju lumshin duart, jua shtoftë ditët Zoti!”, tha një tjetër.

“Shumë i kënaqur jam me vaksinën, është e domosdoshme se është për shëndetin tonë”, tha një tjetër.

“Falënderojmë kryeministrin dhe ministren!”, u shpreh një e moshuar.

“Qeveria është aktivizuar mirë për t’i shërbyer popullit”.

“Është një punë e mrekullueshme”, tha një tjetër.

“Edi Rama s’ka lënë gropë pa hyrë për popullin e vetë. I shtoftë Zoti jetën!”, tha një e moshuar.

“Shyqyr që ia arritëm kësaj dite! Të rrojë sa malet ai që ka prurë vaksinat!”, tha një tjetër. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.