HOLANDË – Kryeministri Rutte i mbijeton një vote mosbesimi

AMSTERDAM, 2 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte mezi i mbijetoi një vote mosbesimi, pasi u akuzua për dezinformimin e parlamentit dhe përpjekjen aktive për emërimin e një parlamentari në një pozicion të diskutueshëm.

Sidoqoftë, besueshmëria e kryeministrit u dëmtua seriozisht kur parlamenti kaloi një mocion mosbesimi duke thënë se nuk kishte thënë të vërtetën në lidhje me vërejtjet e bëra gjatë bisedimeve të koalicionit.

Në një seancë të posaçme në parlament, pothuajse të gjitha grupet parlamentare shprehën kritika të ashpra ndaj kryeministrit liberal të krahut të djathtë, pasi ai kërkonte të mënjanonte një kritik të ashpër të tij dhe për këtë disa parti të opozitës kërkuan një votëbesim.

Pas një debati të gjatë dhe të trazuar mbi deklaratat e diskutueshme të Rutte gjatë bisedimeve të formimit të qeverisë, opozitës në fund të fundit i mungoi një shumicë për një votim mosbesimi në Hagë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.