FOTO/ Vijon vaksinimi i të moshuarve në Elbasan

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Vaksinimi masiv i të moshuare mbi 70 vjeç por vijon edhe në qarkun e Elbasanit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar foto nga vaksinimi antikovid në Elbasan.

Procesi i vaksinimit masiv po  vijon që prej të dielës së 28 marsit në të gjitha qytetet dhe fshatrat në vend, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqendruar.

Më shumë se 155 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës së vaksinimit, e cila u kthye në vaksinim masiv me ardhjen e sasive më të mëdha të vaksinave.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 155 463 vaksinime. Vetëm një ditë më parë janë kryer 16 617 vaksinime antikovid.

Në të gjithë vendin janë angazhuar 1100 vaksinatorë, përfshirë edhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.