Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 16 fluturime të konfirmuara për të shtunën

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 16 fluturime për ditën e nesërme, e shtunë, 3 prill 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune janë:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Easyjet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

/r.e/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.