Rama zbulon mesazhin e Kurtit: Pas mjekëve, vaksinojmë mësuesit e Kosovës

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Qeveria shqiptare do të ndihmojë Kosovën për vaksinimin antikovid të mësuesve.

Nga Rrogozhina, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës për t’u vaksinuar”.

Gjatë takimit me fermerë në Rrogozhina, Rama u shpreh se, pjesa e premtuar Kosovës për vaksina për mjekët, do të shkojë për mësuesit.

“Më çoi një mesazh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do të vaksinojnë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit”, deklaroi Rama.

“Po i thashë patjetër, ne do t’i japim ato që duhen dhe që mundemi, që të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës”, deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.