TIRANË, 1 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e Rindërtimit në Kavajë, ku po lind një lagje e re me 7 pallate banimi me 330 apartamente, që do të jenë gati në shtator.
Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali u shpreh se, “pallatet parashikohen të mbarojnë në fund të majit, si struktura me gjithë mure, dhe në fund të gushtit mbaron komplet pallati. Dhe një muaj më mbrapa janë ambientet e përbashkëta që do të rregullohen komplet”.
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se, “ajo që është e rëndësishme këtu është që janë edhe kopshti dhe çerdhja ngjitur, është edhe spitali në fund. Kështu që nuk është se është një lagje në periferi, por është e gjitha e rrethuar me shërbime”.
Inxhinieri i firmës së ndërtimit tha se, “pasi kemi përfunduar fazën e parë të infrastrukturës këtu ku jemi, trotuaret, ndriçimin, gjelbërimin, jemi në këtë fazë të ndërtimeve, ku në 5 nga pallatet jemi në katin e 2-të dhe në katin e 3-të, kurse në 2 pallate kemi dalë nga zero-zero. Brenda gushtit përfundojnë të 7 pallatet që do të dorëzohen dhe në shtator do të bëjmë edhe fazën e dytë të infrastrukturës që do të bëhet komplet sistemimi i fundit”.
/a.a/r.e/
