12-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Xhaçka: Sot, sfida jonë është integrimi në BE

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti sot 12-vjetorin e anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në NATO.

Xhaçka u shpreh se në 12 vite punë e përkushtim Shqipëria ia ka dalë të fitojë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.

Xhaçka nënvizoi gjithashtu se sfida jonë është integrimi në BE, ku theksoi se me shumë punë e shumë përkushtim edhe kjo sfidë do të fitohet hap pas hapi.

“12 vjet në NATO. 12 vite punë e përkushtim dhe ia kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës. Sot, sfida jonë është integrimi në BE. Me shumë punë e shumë përkushtim edhe kjo sfidë do të fitohet hap pas hapi, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti!”, tha Xhaçka. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.