“Mbi 100 mijë vaksinime antikovid që nga nisja procesit”/ Fico: Fushata e vaksinimit masiv shkak për t’u ndjerë më mirë

TIRANË, 31 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi sot se ka arritur në 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar që nga fillimi i procesit të vaksinimit antikovid.

Ajo theksoi se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antikovid në total janë kryer 119 mijë e 321 vaksinime, së bashku doza të para dhe doza të dyta.

Në një komunikim me mediet, në konferencë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e pandemisë dhe masat antikovid, Fico tha se periudha që sot do marrim në shqyrtim është 17-30 mars.

“Indikatorët që ne sjellim tek ju janë përhapja dyjavore që ka pësuar një zbritje 219 raste për 100 mijë banorë nga 340. Mesatarja ditore e rasteve pozitive edhe kjo ka pësuar zbritje nga 419 në 532. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje 301 879 nga 302 179″, tha ajo.

Fico shton se me gjithë uljet ne nuk jemi të kënaqur sepse objektivi është të shkojmë shume më poshtë.

“Nga ana tjetër përveç numrave të rënë do të citoja një numër që ka pësuar rritje që është numri i bashkive të prekura, i cili ka arritur mesatarisht 43 në javë dhe kjo është në bashkitë e vogla. Gjithashtu, totalja javore e pacientëve të shtruar në spitalet COVID-19,  ka pësuar ulje, si rasti i atyre që janë shtruar në terapi intensive, mesatarisht nga 16 në 11. Numri i të intubuarve është ulur. Të gjithë këto indikatorë pësojnë një ulje bazuar mbi të gjithë situatë epidemiologjike. Një numër më i pakët është ai i ndërrimit të jetëve i cili është 70 nga 92. E rëndësishme është se kjo lloj situate në krahasim më atë çfarë ne vlerësuam herës së kaluar ka disa ndryshime të cilat mund të jenë të vogla por mbetet një situatë epidemiologjike me numra të kontrolluar por akoma delikate”, tha ajo.

Ajo shtoi se në këtë javë ne kemi edhe një shkak për t’u ndjerë më mirë që është fillimi i fushatës së vaksinimit masiv.

“Deri ditën e djeshme, duke ditur se vaksinimi masiv ka filluar ditën e diel me datën 28, deri dje, janë kryer për ditën 21 536 vaksina, ndërkohë ka arritur në 100 mijë i qytetarëve të vaksinuar nga fillimi i procesit të vaksinimit. Që prej fillimit të fushatës antikovid në total janë kryer 119 mijë 321 vaksinime, së bashku doza të para dhe doza të dyta. Natyrisht, grup mosha 55-64 vjeç, 65-74 vijojnë të mbeten me përhapje të lartë. Ka një stabilitet e qëndrueshmëri në moshat e reja, por në vëmendje duhet të kemi zbatimin e masave, shmangia e grumbullimeve, mbajtja e maskës në ambiente publike, distancomi fizik dhe social, higjienizimi të ambienteve”, përfundoi Fico.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.