Gjiknuri: Rruga e hyrjes së vjetër të Vlorës do të rehabilitohet plotësisht


TIRANË, 31 mars/ATSH/ Rruga e hyrjes së vjetër të Vlorës, njohur si zona e Pusit të Mezinit, do të rehabilitohet plotësisht.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknuri vizitoi sot nga afër ecurinë e punës në këtë kantier.

“Shumë shpejt ky segment do të jetë si një degëzim me by pass-n e Vlorës. Ndërhyrja po kryhet në rreth 1,5 kilometra dhe mundëson parametra optimalë, duke i dhënë zgjidhje kështu kërkesës së vazhdueshme të banorëve”, deklaroi Gjiknuri.

Pas vendosjes në funksion të autostradës “100-vjetori i Pavarësisë” Levan-Vlorë, si dhe rrugës Transballkanike ka nisur rehabilitimi plotësisht i rrugës në hyrjen e vjetër të qytetit të Vlorës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.