Agjencia Telegrafike Shqiptare

FUTBOLL – Interi prezanton logon e re

MILANO, 31 mars /ATSH-AA/ – Klubi futbollistik italian i Serie A, Inter ka ndryshuar logon e klubit.

Logoja e re me ngjyrat zi, bardhë dhe kaltër u prezantua nëpërmjet llogarisë së klubit në rrjetet sociale.

Në logo inicialet “I” dhe “M” të emrit të klubit “Internazionale Milano” gjithashtu janë pjesë e logos së re.

Theksohet se logoja e re do të përdoret nga sezoni 2021-2022. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version