Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Macron: E gjithë Franca në zonën e kuqe

PARIS, 31 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një shtrirje në të gjithë territorin e Francës të masave antiCOVID-19 për tri javë, në një përpjekje për të ndaluar valën e tretë të pandemisë.

“Rregullat e urgjencës së përforcuar, të përcaktuara për rajonin e Parisit dhe 18 territore të tjera, do të shtrihen në të gjithë vendin, përfshirë mbylljen e dyqaneve jothelbësore dhe një shtetrrethim nga ora 19:00”, tha Macron.

Ai bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë në 30 ditët e prillit, gjatë të cilave “do të luhet shumë” në betejën kundër COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version