BERLIN – BM, SHBA dhe Gjermania u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Mianmari

BERLIN, 31 mars /ATSH-DPA/ – Gjermania këshilloi qytetarët e saj të largohen nga Mianmari sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të rritjes së dhunës në vendin e Azisë Juglindore.

“Një rritje e mëtejshme e përdorimit të forcës nga forcat e sigurimit dhe një situatë gjithnjë e më e paparashikueshme e sigurisë nuk mund të përjashtohet”, theksoi Ministria e Jashtme në një njoftim.

Ajo ka rekomanduar largimin nga vendi të qytetarëve të saj, ndërsa fluturimet tregtare janë ende në dispozicion. Në të njëjtën kohë, qytetarëve gjermanë ende në Mianmar nxiten të shmangnin turmat dhe demonstratat.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikë s lëshuan këshilla për qytetarët e tyre mbrëmë vonë duke paralajmëruar kundër udhëtimit në Mianmar dhe duke thënë se urdhëruan të gjithë punonjësit e qeverisë dhe familjet e tyre të largoheshin.

Britania e Madhe u kërkoi gjithashtu qytetarëve të saj duhet të largohen nga Mianmari me mjete tregtare sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të një rritje të konsiderueshme të dhunës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.