Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 18 fluturime të konfirmuara për të enjten

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 18 fluturime për nesër, 1 prill 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Albawings – Tiranë –Verona dhe kthim
FlyDubai – Tiranë – Dubai dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.