“Vaksinimi antikovid, detyrim ndaj qytetarëve”/ Xhaçka: Kemi nisur përpara 130 vendeve, lehtësim sezonit turistik e rimëkëmbjes ekonomike

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot se, synohet që në krye të fundit të muajit maj të kemi vaksinuar rreth 500 mijë qytetarë.

Duke folur në një dalje televizive, Xhaçka tha se, “detyra dhe detyrimi që kemi ne ndaj qytetarëve shqiptarë është që të marrim dhe të sjellim sa më shumë vaksina në mënyrë që të marrim dhe të vaksionojmë sa më shumë qytetarë, që t’i kthehemi normaliteti sa më shpejt, që të kemi një sezon turistik të qetë, normal dhe të mirë nga pikëpamja e turistëve që vijnë në Shqipëri dhe burimeve të të ardhurave që vijnë si pasojë e turizimit dhe patjetër rimëkëmbjes së ekonomisë që do të vinte si pasojë e rikthimit të normalitetit”.

“E para që vlen të thuhet është detyra dhe detyrimi jonë është ndaj sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë”, nënvizoi ajo.

Dhe në këtë kuptim, shtoi Xhaçka, “kryeministri personalisht me një këmbëngulje të paimagjinueshme dhe këtë mund ta dëshmoj edhe në cilësinë që më keni thirrur sot si ministre e jashtme ka bërë maksimumin e tij që ne ta ndërmarrim këtë fushatë dhe të arrijmë të sjellim vaksina për të vaksinuar sot në mënyrë masive thuajse 20 mijë qytetarë çdo ditë. Duke synuar që në krye të fundit të muajit maj të kemi vaksinuar rreth 500 mijë qytetarë dhe të vazhdojmë me ritme të mira për të vaksinuar gjithë popullsinë pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është detyra jonë”.

“Jemi një ndër vendet që për ritmet e vaksinimit jemi vërtet duke bërë shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi nisur përpara 130 vendeve të tjera dhe kjo nuk është pak dhe patjetër është meritë edhe e kryeministrit dhe qeverisë shqiptare që falë dhe asaj që ju e quani diplomaci, por më së shumti falë këmbënguljes dhe një pune të vazhdueshme ditë e natë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë atë që u duhet për t’iu rikthyer normalitetit është bërë maksinmimi për të sjellë të gjitha vaksinat, të cilat janë të aprovuara të miratuara nga OBSH për t’u përdorur. Pastaj emrat janë të parëndësishëm përsa kohë që Komiteti i Ekspertëve cilëson që janë mjaftueshmërisht të mira për t’i bërë ballë kësaj që po kalojmë”, tha Xhaçka.

Xhaçka u ndal edhe tek ambicja e Shqipërisë për të qenë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB. “Ka rëndësi të jashtëzakonshme. Shqipëria është anëtare e OKB prej 65 vjetësh dhe ky është momenti i parë kur Shqipëria mund të ulet në tryezën më të rëndësishme vendimmarrëse të botës, patjetër me 5 fuqitë më të mëdha dhe me 4 anëtarët e tjerë, plus Shqipërinë, për të marrë disa vendime që kryesisht kanë të bëjën me paqen, me sigurinë, me të drejtat e njeriut. Është një prestigj i jashtëzakonshëm që ndihmon Shqipërinë që të linjëzojë vendimmarrjen e vet me më të rëndësishmin e botës”, tha ajo.

Për presidencën e Shqipërisë në OSBE, Xhaçka tha se, “ishte jashtëzakonisht e sukseshme dhe e vlerësuar maksimalisht nga partnerët dhe aleatët”.

“Kemi hapur një kapitull të ri bashkëpunimi me Greqinë. Padiskutim ka një angazhim maksimal për të adresuar ato që janë çështje të përbashkëta, apo probleme të trashëguara, siç ka qenë edhe çështja e detit, por jo vetëm, edhe çështje të tjera. Ka një bashkëpunim edhe angazhim reciprok që të gjejmë më të mirën e kësaj të ndërmjetme mes nesh. Jemi duke bërë një punë të mirë me të gjitha ekipet tona, qoftë me ato eksperte në Ministri, qoftë me ekspertë nga ajshtë për të gjetur epërsitë tona në diskutime me ta”, theksoi ajo.

Në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, Xhaçka tha se, “nuk po negociojmë me Greqinë, për ta thënë shumë qartë”.

“Jemi rigrupuar, secili me stafet e veta teknike, për të kuptuar kush janë epërsitë tona në atë proces, për të gjetur të përbashkëtat dhe të kundërtat kur të vendosim për ta çuar çështjen në gjykatë. Duhet të kuptoni që çështja shkon në gjykatë me dakordësi vetëm pasi të jenë identifikuar çështjet që do të çohen ën gjyaktë. Kështu që në këtë pikë secili me ekspertët e vet dhe me të gjithë ndihmën dhe asistencën përmes ekspertizës më të mirë në vend po bën një studim të pozicioneve përkatëse”, tha Xhaçka.

Lidhur me integrimin në BE, Xhaçka tha se, “institucionet që Europa ka caktuar për të vlerësuar teknikisht avancimin e vendeve në këtë proces për mbushjen e kushteve nga vendet në ëktë proces po bëjnë punën e tyre dhe rekomandojnë që të gjitha vendet anëtare dhe pastaj Këshilli të marrë një vendim, i cili bazohet mbi këtë proces objektiv, mbi këtë proces që është ngritur për të qenë meritokratik dhe objektiv”.

“Vendosja e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare në këtë moment është një detyrë e Këshillit, është një detyrë e vendeve anëtare, përsa kohë që Komisioni ka vendosur dhe ka thënë qartë dhe shkoqur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha detyrimet, i kanë bërë të gjitha detyrat dhe siaps këtij procesi objektiv dhe meritokratik janë gati për të ndërmarrë këtë hap”, tha Xhaçka.

Xhaçka theksoi se , “e presim Konferencën e Parë ndërqeveritare brenda Presidencës portugeze, pra brenda këtij simestri. Dhe nëse nuk do të mund ta kishim brenda Presidencës portugeze është Presidenca sllovene që sërish do ta kishte prioritare”.

Xhaçka u shpreh gjithashtu se pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Italinë është hapur drita jeshile për njohjen e ndërsjellë të patentave me Gjermaninë.

Xhaçka u shpreh se njohja në Itali e patentave “nuk është automatike”.

“Njësoj siç kemi ne procedurën tonë të ratifikimit apo të miratimit të një marrëveshjeje dhe pala tjetër ka procedurën e vet. Di që pala italiane duhet që të njoftojë gjatë një periudhe 60 ditore të 20 rajonet mbi teknikalitetet e marrëveshjes, pastaj pas asaj kohe dhe në Itali do të hyjë në fuqi”, theksoi ajo

Në lidhje me një marrëveshje me Gjermaninë, Xhaçka tha se, “sapo kemi marrë dritën jeshile do të negociojmë disa teknikalitiete por do ta nxisim këtë proces”.

/j.p/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.