Të ardhurat nga TVSH në import 15.8 miliardë lekë

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Të ardhurat nga TVSH në import për periudhën janar-shkurt të këtij viti rezultojnë 15.8 miliardë lekë, 50 milionë lekë ose 0.3 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.9 miliardë ose 10.8 % më pak se plani për 2-mujorin 2021.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar.

Situata ekonomike prej COVID-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh.

Gjatë 2 mujorit 2021, rënia e sasisë së importuar të karburanteve të importit krahasuar me vitin 2020, ka sjellë efekt negative 277 milionë lekë në të ardhurat doganore. Nga ndryshimi i çmimit efekti pozitiv llogaritet 110 milionë lekë. Në total llogaritet një efekt negative në të ardhura 167 milionë lekë.

Kjo, sipas MFE-së, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 13 % në strukturën e TVSH-së në import.

Gjatë 2 mujorit 2021, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë importi i energjisë elektrike, automjeteve të përdorura, materialet e ndërtimit, dhe cigare, të cilat kanë një kontribut pozitiv 500 milionë lekë. Ndër produktet me efekt negativ renditen karburante importi, automjetet e reja, mishi, fruta perimet dhe metalet bazë, me një efekt 800 milionë lekë. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.