Agjencia Telegrafike Shqiptare

Polakët rritën konsumin e alkoolit gjatë… pandemisë!

VARSHAVË, 30 mars /ATSH-PAP/ – Vitin e kaluar, polakët shpenzuan 7 % më shumë në pije alkoolike. sesa në vitin 2019, sipas të dhënave nga regjistri i borxhit BIG InfoMonitor.

“Borxhet e ndërmarrjeve të pijeve alkoolike u ulën me 10,5 miliardë zloty (PLN) (2,3 miliardë euro) gjatë pandemisë së COVID-19”, njoftoi BIG InfoMonitor.

“Vitin e kaluar, polakët shpenzuan mbi 39 miliardë PLN (8,5 miliardë euro) në pije alkoolike, me 7 % nga viti në vit”, shpjegoi institucioni.

BIG InfoMonitor shtoi se kjo llogaritej sa një e treta e të gjitha shpenzimeve për ushqime.

Sipas regjistrit, shitjet e uiskit, xhinit, rumit dhe tekilës u rritën pak, ndërsa shitjet e birrës u ulën me 1,6 %.

“Por shitjet e birrës joalkoolike u rritën me 23 %, në një miliard PLN (217,4 milion euro) në vitin 2020”, shkruajti regjistri i borxheve, duke shtuar se, sipas NielsenIQ, kjo rritje do të vazhdojë në vitin 2021./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version