Femra/ Kombëtarja shqiptare luan më 9 prill ndaj Bosnjë-Hercegovinës

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovinës më 9 prill.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja federatat e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, që do të luhet në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndeshja do të zhvillohet në Zenica, duke nisur nga ora 16:00.

Skuadra do të grumbullohet që nga data 5 prill në kompleksin “Gardenland” në Shkodër, ku do të qëndrojë dy ditë dhe më 7 prill do të niset drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Në ditët në vijim, do të bëhet publike edhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.