Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 29 mars 2021

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë moti mbi vendin tonë parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do ketë reshje shiu të dobëta por nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave lokale dhe afatshkurtër. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/21 diell pak re
Kukës 4/18 diell re
Lezhë 7/20 diell pak re
Dibër 4/16 diell re
Durrës 8/20 diell pak re
Tiranë 8/21 diell re
Elbasan 7/21 diell re
Berat 4/22 diell re
Vlorë 8/20 diell pak re
Korcë 4/15 diell re
Gjirokastër 4/22 diell re
Sarandë 7/20 diell pak re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version