Kursi i këmbimit/ Forcohet lehtë dollari amerikan, euroja zhvlerësohet

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten dollari amerikan (USD) forcoi pozitat me 0,7 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me 0,03 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 104.67 lekë, ndërsa euro u këmbye me 123.27 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan. Monedha britanike këmbehet me 144.62 lekë, ose 0.47 lekë më shumë dhe franga u forcua me 0.35 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 111.59 lekëve.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.