Rama: Hapi sytë dhe imagjino sikur Luli të zgjohej nga gjumi. Basha: Mbylli sytë dhe imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë publikoi një video meme, me shkrimin “Hapi sytë dhe imagjino”.

“Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë, sikur Mona të mos shihte më filxhan, sikur Iliri dhe Saliu të ktheheshin në pushtet. Imagjino sikur Luli të zgjohej nga gjumi”, thuhet në videon e publikuar nga Rama në instagram.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha publikoi sot një video mesazh për shqiptarët duke theksuar: “mbylli sytë dhe imagjino”.

“Mbylli sytë dhe imagjino. Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin. Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur! Krijimi i vendeve të punës është i mundur! Futja në Bashkimin Europian është e mundur! Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thuhet në video e publikuar nga Basha.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.