FOTOGALERI/ Vaksinimi masiv i të moshuarve në Vlorë

TIRANË, 28 mars/ATSH/ E diela e këtij fundmarsi shënoi nisjen e një procesi masiv në të gjithë vendimin për vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç pas mbërritjes së vaksinës kineze “Sinovac” në vendin tonë.

Në qytetin e Vlorës pas mbërritjes së rreth 6 mijë dozave, procesi i vaksinimit ka vijuar për të moshuarit mbi 70 vjeç.

Ata janë lajmëruar nga mjekët e familjes në bazë të një udhëzimi të përcaktuara nga strukturat e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor.

Procesi i vaksinimit në Vlorë është shtrirë në të gjitha qendrat shëndetësore të këtij qarku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.