BERLIN – Autoritetet ashpërsojnë masat antiCOVID-19 për hapësirat publike

BERLIN, 28 mars /ATSH-DPA/ – Banorët e kryeqytetit gjerman duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit të COVID-19 në mënyrë që të hyjnë në shumë hapësirat e blerjeve me pakicë, duke filluar nga java e ardhshme.

“Supermarketet, farmacitë janë të përjashtuara nga kërkesa, e cila hyn në fuqi të mërkurën”, tha kryetari i bashkisë, Michael Mueller.

Masat e rëna dakord nënkuptojnë që të gjithë hapësirat e shitje-blerjeve me pakicë, të rihapura në fillim të muajit, kur u lehtësua bllokimi i Gjermanisë, mund të vazhdojnë të mirëpresin klientët, por tani me kërkesën e paraqitjes së një rezultati të testit COVID-19.

Edhe muzetë dhe bizneset që ofrojnë shërbime të kontaktit të ngushtë, të tilla si sallone flokësh ose studiot e tatuazheve, gjithashtu mund të qëndrojnë të hapura, por klientët gjithashtu duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.