FOTO/ Rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë, rruga pastrohet dhe hapet për qarkullim

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në aksin Berat-Çorovodë, në km 36 në Kakruk, pati rënie gurësh në trup të rrugës.

Kompania e mirëmbajtjes menjëherë mori masa për hapjen e rrugës pa lejuar bllokimin e trafikut në më pak se një orë.

“Tashmë rruga është e hapur në të dyja senset e lëvizjes”- njoftoi ARRSH. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.