Vokshi, takime në Tiranë: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë

TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ Kandidatja për deputete e PD-së Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me biznesin e vogël në Tiranë.

Biznesi i vogël është duke luftuar për mbijetesë tha Eva Hodja në njësinë 9, e cila, sipas PD, i tregoi koordinatores politike të kësaj zone se nga qeveria dhe bashkia nuk patën asnjë mbështetje gjatë pandemisë, veç rëndimit me gjoba e taksa.

“Njerëzit janë të papunë nuk konsumojnë ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë i shpenzuan me Covid. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë”, – tha e zonja dyqanit.

“Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe lista e fletore që shtohen. Njerëzit më thonë shitësit, marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot. Me programin e PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë”, tha Vokshi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.