Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte 26 mars 2021

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Do ketë prezencë mjegulle dhe mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Gjithashtu dhe ngrica dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:        

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 Diell
Kukës -1/11 Diell
Lezhë 3/15 Diell
Dibër -4/10 Diell
Durrës 5/16 Diell
Tiranë 6/17 Diell
Elbasan 4/16 Diell
Berat -1/16 Diell
Vlorë 4/16 Diell
Korcë -4/8 Diell
Gjirokastër 0/15 Diell
Sarandë 3/17 Diell

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version