Kushi takim me homologun turk: Turqia mbështetje Shqipërisë në shumë fusha

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me homologun turk Ziya Selçuk.

Kushi shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë fusha, veçanërisht në arsim me bursa për studentët shqiptarë dhe rikonstruksionin e shumë objekteve arsimore.

Në takim u diskutua rreth marrëveshjes që u nënshkrua në Ankara më 6 janar të këtij viti.
Kushi vlerësoi edhe gatishmërinë e palës turke për hapjen e filialit të Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri.

“Unë kam shumë besim që pas kësaj vizite, por edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë të thellohet jo vetëm në fushën e arsimit, por në të gjitha fushat”, tha Kushi. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.