COVID-19 – Gjermania shtyn kërkesën për testin për pasagjerët e linjave ajrore

BERLIN, 26 mars /ATSH-DPA/ – Një kërkesë e re për pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet gjermane për t’u nënshtruar testit të koronavirusit është shtyrë, tha sot ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Kjo shtyrje do t’u japë linjave ajrore dhe individëve më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha Spahn.

Gjermania po përpiqet të përmbajë një valë të tretë të rëndë të infeksioneve të koronavirusit që drejtohet kryesisht nga variante më të transmetueshme të sëmundjes.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të vendit kishin vendosur që më parë një testim të tillë, por afati ishte i paqartë deri tani./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.